Dark Mode Light Mode
Presheva fton “gardianët” e shqiptarëve nga Buroja e Llapi të vizitojnë vëllezërit ne Luginë!
Sylë Mujaj, i burgosur politik në kazamatet serbe, pas 35 vitesh flet shtruar për Demonstratat e 1981-ës, se kush (s’) qëndron pas tyre
Riza Halimi i thote lamtumirë politikës ne Serbi (VIDEO)

Sylë Mujaj, i burgosur politik në kazamatet serbe, pas 35 vitesh flet shtruar për Demonstratat e 1981-ës, se kush (s’) qëndron pas tyre

demjadhhhEKSKLUZIVE-  Sylë Mujaj, i denuar me 10 vjet burg nga Serbia me rastin 35 vjetorit të pranverës studentore 1981  flet ekskluzive për agjencine e lajmeve “Presheva jonë”  mbi organizimin e ngjarjeve të vititi 1981 dhe enigmat pseudopatriotike të fshehura gjatë periudhave të ndryshme. Në ketie intervsite Syle Mujaj flet pa firke, se ai me nuk gjendet ne emsine  UDB-asheve serbojugosllav, flet  pa dorza, tregon drejt fije për fije për demonstratat  e 81-es, për lidhjet e UDB-ashëve, SHIK-ut dhe Sigurimit te cilet vrane shqiptare andej e kendej Losoves e Shqperise duke kalbur token me gjak shqiptari. “Prandaj edhe ne livadhe, tokat  tona jane te mbushura plot me lulekuqe….” thotë ene fillim te bisedes Syle Mujaj i cili ketu flet për rolin dhe kontributin e arkitektit të pamvaresise Ibrahim Rugova.

 

Mujaj, po ashtu ne ekte interviste flet edhe për UDB-ashët, SHIK-at e “arkitektet” e vrasjeve dhe krimeve në Kosovën e pasluftes si: për Xhavit Halitin, Azem Vllasin., Sabri Novosellën, Hashim Thacin, Isa Mustafën, Kadri Veselin… te cilet flasin kutur për demonstratat e 81-esh…Në kete interviste pos UDB-ashëve komuimnsiteve e marikste-lenininsiteveve flet dhe vlereson  lart edhe kontributin kombëtar e  patritotik sidomos për atdhetaret “koleget” e burgut ne mesi e tyre edhe ata nga Kosova Lindore (Presheva)

Advertisement

 

 

Para se të mbaronte studimet Syle Mujaj arrestohet nga policia serbe si pjesëmarrës i demonstratave studentore në mars të 1981

SYleMujaj

Dënohet me 10 vjetë burg. Në fillim në burgun në Prishtinë dhe në nëntorin e 1981 transferohet në kampin e njohur “ hekur e beton” të Nishit në Serbi. Në këtë kamp qëndron deri në vitin 1990. 7 vite e dy muaj i kalon në të ashtuquajturën “ grupa pojaqanih nadzor”, (izolim).

 

Me ndihmën e Amnestis Internacionale dhe Komitetit të Helsinkit lirohet nga burgu. Pas daljes nga burgu shkoi në Zvicër, ku jeton edhe aktualisht së bashku me familjën e tij ,gruan dhe tre fëmijet. Zvicëra i njohu atij strehimin politik. Sylë Mujaj është njëherësh edhe piktor, edhe poet. Ai sot gjendet ne krye të asocionit nderkombëtar “Alexandre Moisiu.” ne Lugaono

 

“Në qendrën e studentëve qesh angazhuar, tashmë si i rritur. Ishte viti 1977: kur fillova t’i shoh edhe anët e mira dhe problemet në Kosovën time. Ishte koha kur herë mbas here shkaktoheshin edhe incidente me organet e pushtetit, nga grupe që kishin filluar të marrin formë, jo vetëm në Prishtinë, por edhe nëpër qytetet tjera. Ku më mirë e me bukur këto veprimtari reflektoheshin përmes rinisë shkollore, si në shkollat e mesme e fakultete. Kjo vetëdije në emancipim, pa dyshim ishte ndikim nga vetë mësuesit që lindën po në kapërcyellin e viteve 50-ta e 60-ta, (në kohën kur hegjemonia serbe kishte mbërri edhe fazën më të egër ndaj ajkës sonë, kundër shqiptarëve, me Rankoviqin në krye). Pra, vetëdija e tyre kishte filluar të reflektojë intelektin, arsimimin, vetë karakterin e tyre me shenjat e identitetit shqiptar dhe me njohjen më të afërt, se pse ne jemi të ndarë dhe të shtypur nga sllavët; me vetëdijesimin se do duhej të jemi qytetarë të nivelit me të tjerët, të barabartë, e jo në tokën tonë ne të mbetemi si shërbëtorë apo argatë të pushtuesit…M ekete rrefim nis inervsiten ekskluzive pë raghjencine e lajmeve “Presheva Jonë” piktori, poeti dhe athdetari yne i njohur Syle Mujaj i cli sot jeton dhge vepron ne Lugano te Zvcrës. 

 

NESER:

Syle Mujaj: Ne demonstarat e 81-esh dhe burgjet serbe s’kishte vetem atdhetar e patriot shqiptar, por edhe UDB-sh me nanë  e babë shqiptar  ?!

 

 

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − six =

Previous Post

Presheva fton “gardianët” e shqiptarëve nga Buroja e Llapi të vizitojnë vëllezërit ne Luginë!

Next Post

Riza Halimi i thote lamtumirë politikës ne Serbi (VIDEO)

Advertisement