Asambleisti i zgjedhur i Kryeqytetit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Etnik Mustafa, ka bërë një thirrje të fuqishme publike për përkrahjen e LDK-së dhe kandidatit për kryetar të Prishtinës, Perparim Ramës, në zgjedhjet e 9 nëntorit.
Në një postim në rrjetet sociale, Mustafa ka theksuar rëndësinë e unitetit qytetar dhe përkushtimit ndaj zhvillimit të kryeqytetit, duke theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë ka qenë në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së vendit.
“Ju ftoj me gjithë zemër ta përkrahni Lidhjen Demokratike të Kosovës, forcën që gjithmonë ka qenë në shërbim të qytetarit, familjes dhe të ardhmes së këtij vendi. Është koha të bashkohemi për të mirën e çdo individi, për të mirën e kryeqytetit, për një Prishtinë përtej! Më 9 nëntor, voto Perparim Rama Nr. 113”, ka shkruar Mustafa.
Etnik Mustafa, i njohur për angazhimin e tij qytetar dhe profesionalizmin në biznesin familjar shumë të suksesshëm, është një nga figurat e reja të LDK-së që po kontribuon në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe urban të Prishtinës.
Me këtë mesazh, ai ka bërë apel për bashkim rreth vlerave demokratike dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e kryeqytetit.







