“Është në vullnetin e Kuvendit (të LDK-së).”
Kështu thotë Lutfi Haziri, Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pyetur rreth dorëheqjes së Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit.
Kjo pas rënies në rreth 50 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku LDK pa një tepojze të madhe elektorale dhe votë që i rrodhi drejt Vetëvendosjes në një periudhë as dhjetë muajshe.
Për takimin e nesërm të Kryesisë 40-anëtarëshe të LDK-së, Haziri tha se “do të diskutohet akti i dorëheqjes së Kryetarit. Sepse është organ legjitim. Dhe, përgatit Kuvendin me kërkesën (për dorëheqjen)”.
“Është në vullnetin e të zgjedhurve, në vullnetin e Kuvendin. Kur flasim për arsyet, shpjegimet dhe paraqitjen, është e drejtë e kryetarit me fol për këtë çështje”, tha Lutfi Haziri.