Dark Mode Light Mode

Escobar zhvillon takim me krerët e opozitës në rezidencën e ambasadorit Hovenier në Prishtinë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është duke zhvilluar takim të përbashkët me liderët e partive opozitare,

Takimi ka nisur në ora 19:00 dhe po mbahet ne rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Gjatë ditës, Escobar është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, ndërsa nesër do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Advertisement

Escobar, ka thënë të mërkurën pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Ai i hodhi poshtë pretendimet e presidentes Osmani se BE-ja po tregon mungesë të qasjes së barabartë në ndërmjetësimin e dialogut.

“Të dyja palët duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë të marrëveshjes, pra nuk është përpjekje e njëanshme që vetëm Kosova t’i marrë ato vendimet e zorshme”, tha Escobar.

Osmani tha se është jetike të ketë zbatim të plotë të marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar mes palëve.

Në lidhje me ndalimin e dinarit serb, Escobar tha se ndodhet në Kosovë për të biseduar për mënyrat e gjetjes së një zgjidhjeje.

Presidentja Osmani e përsëriti se kjo çështje duhet të zgjidhet në bashkëpunim me aleatët.

Ndërsa Escobar, gjatë një bashkëbisedimi të hapur me gazetarë në Bruksel të martën, e quajti “katastrofik” dhe “jokompetent” vendimin e autoriteteve kosovare për të zbatuar këtë rregullore.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sixteen − eleven =

Previous Post

Vullnetarët serbë, që luftojnë për Rusinë kërcënojnë NATO-n për ndërhyrje në Kosovë: Do ta kthejmë tokën tonë

Next Post

Memli Krasniqi takon Escobar: Kosova, çdo fitore dhe çdo sukses në rrugën e çlirimit, pavarësisë dhe shtetndërtimit e ka arritur me SHBA-të

Advertisement