Dark Mode Light Mode

Erdogan, studentit shqiptar: Të uroj karrierë në Turqi, e të kthehesh e ta ndihmosh Kosovën

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në një emision televiziv i është përgjigjur një studenti të Kosovës

Ishim në Komisionin e Ministrave dhe po garonim me Amerikën se a do ta njohin ata të parët, apo ne. Prisja lajme nga bashkëpunëtorët dhe më thanë se Amerika e njohu, ndërkohë që ne jemi të dytët”, i ka thënë Erdogani studentit Ekrem Zajmi, që studion në Turqi, transmeton Telegrafi.

 

Advertisement

Erdogani tha se Ekremi vjen nga vendi i tyrbes së Sulltan Muratit dhe se Kosova me Turqinë kanë histori të përbashkët.

 

Presidenti turk thotë se vazhdon të lobojë për Kosovën, për njohjen e këtij shteti. Ndërkaq, shpreh habi me arsyetimet e shumë shteteve që hezitojnë në këtë njohje.

 

“Turqia ishte ndryshe në marrje e këtij vendimi. Ne i hapëm dyert për Kosovën dhe vëllezërit shqiptar dhe nëse do Allahu, pas karrierës së suksesshme këtu, të ktheheni në shtetet e juaja e të kontribuoni aty. /Telegrafi/

 

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen + eleven =

Previous Post

Trump e nis me Bismilah ta udhëheqë botën. Vargje nga Kur’ani gjatë inaugurimit VIDEO

Next Post

Rooney thyen rekordin te Manchester United, ja çfarë shkruan ai për këtë ditë historike

Advertisement