Dark Mode Light Mode

Erdogan: Stabiliteti i Ballkanit ka rëndësi të veçantë për Turqinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, takoi dje presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në një takim të mbyllur për media.

Pas takimit, Erdogan tha se paqja dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit janë prioritet i tij.

“Paqja dhe stabiliteti i Malit të Zi, Ballkanit dhe Evropës është me rëndësi të veçantë për Turqinë”, deklaroi Erdogan.

Advertisement

Erdogan deklaroi gjithashtu se Ankaraja mbështetë procesin eurointegrues të Podgoricës.

“Ne inkurajojmë dhe mbështesim sinqerisht Malin e Zi, aleatin tonë në NATO, që të bëhet anëtar i plotë i BE-së”, tha presidenti turk.

Liderët theksuan marrëdhëniet e mira dypalëshe mes Turqisë dhe Malit të Zi dhe shprehën gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve.

“Jemi veçanërisht të përkushtuar në identifikimin e hapësirës për avancimin e bashkëpunimit dypalësh”, tha presidenti malazez Gjukanoviq./TRT

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

9 + 1 =

Previous Post

Gazetari serb paralajmëron pasoja të tmerrshme në të ardhmen për Serbinë, për propaganda që po i bën aktualisht

Next Post

Simpatizantët e sportit votojnë, lexuesit e "Presheva Jone" zgjedhin personalitetin e vitit në sport

Advertisement