Dark Mode Light Mode

Erdogan dhuron pagën e shtatë muajve për luftën ndaj Covid-19, kabineti qeveritar mbledh mijëra euro

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka filluar Fushatën Kombëtare të Solidaritetit për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), duke dhuruar shtatë muaj të pagës së tij për iniciativën, raporton Anadolu Agency (AA).
“Unë po e filloj fushatën personalisht duke dhuruar pagën time shtatë muajshe”, tha presidenti Erdoğan në fjalimin e tij para kombit.
Erdoğan theksoi se anëtarët e kabinetit në qeveri dhe ligjvënësit po ashtu kanë dhuruar 5.2 milionë lira turke (791 mijë dollarë) në fushatë.
Ai shtoi se Turqia gëzon pajisje më të mira mjekësore në krahasim me vendet e tjera që luftojnë koronavirusin.
“Turqia po hap me shpejtësi spitale të reja përderisa po ashtu forcon ato ekzistuese. Ne jemi të vendosur të përdorim të gjitha mjetet për të frenuar përhapjen e koronavirusit”, tha presidenti turk.
Në raportimin e fundit Ministria e Shëndetësisë e Turqisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 37 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 168.
Sipas Ministrisë turke, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 10.827, me 1.610 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × four =

Previous Post

Veseli: Kush bënë thirrje për vëllavrasje, nuk do të ketë vend në Kosovë Kryetari i PDK-së, Kadri

Next Post

OBSH jep disa këshilla si të ushqeheni shëndetshëm gjatë karantinës<br><br>

Advertisement