Dark Mode Light Mode
Totaj i befasuar: S’e kam pritur këtë rezultat, VV ka pasur qeverisje jo të mirë
Enti Parashkollor “8 Marsi” – Preshevë falënderon FFK-në dhe VIPA Chips për donacionin për fëmijët
Çka thotë Bedri Hamza për çështjen e presidentit të ri?

Enti Parashkollor “8 Marsi” – Preshevë falënderon FFK-në dhe VIPA Chips për donacionin për fëmijët

Enti Parashkollor “8 Marsi” në Preshevë ka shprehur mirënjohje publike për Federatën e Futbollit të Kosovës dhe VIPA Chips, për donacionin e dhuratave të dedikuara për fëmijët e kopshtit të qytetit të Preshevës. Në një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, drejtuesit e institucionit kanë vlerësuar lart këtë gjest human, duke theksuar se falë përkushtimit dhe angazhimit të Veton Maliqit, prind i njërit prej fëmijëve që ndjek rregullisht kopshtin, u bë e mundur përgatitja dhe shpërndarja e dhuratave.
“Falë përkushtimit dhe angazhimit të Veton Maliqit, babait të Maltinit i cili vijon i rregullt në kopsht, e i cili me besimin e tij në FFK dhe VIPA Chips u kujdes për gjithçka rreth përgatitjes dhe dorëzimit të dhuratave, sot i pamë fëmijët tanë të lumtur e plot buzëqeshje, me dhurata në duar”, thuhet në postimin e Entit Parashkollor “8 Marsi”. Më tej, institucioni thekson rëndësinë emocionale që këto momente kanë për fëmijët: “Këto momente gëzimi vlejnë shumë dhe do të mbeten gjatë në kujtimet e tyre.”
Në fund të reagimit, Enti Parashkollor “8 Marsi” falënderon donatorët për përkrahjen dhe kujdesin e treguar ndaj më të vegjëlve: “Faleminderit për kujdesin, përkrahjen dhe zemrën e madhe që treguat për më të vegjlit tanë. Bashkë mund të sjellim gjithmonë më shumë buzëqeshje!” Ky gjest solidariteti u mirëprit nga prindërit dhe komuniteti lokal, duke sjellë gëzim dhe emocione pozitive për fëmijët e kopshtit të Preshevës.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × 4 =

Previous Post

Totaj i befasuar: S’e kam pritur këtë rezultat, VV ka pasur qeverisje jo të mirë

Next Post

Çka thotë Bedri Hamza për çështjen e presidentit të ri?

Advertisement