Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka vizituar babanë e tij në Hagë, ku ai po mbahet në paraburgim për më shumë se pesë vjet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endriti shprehu optimizëm, duke theksuar se beson se babai i tij, së bashku me shokët e tij, do të dalin shpejt nga paraburgimi.
“Optimist. Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë babi me shokët e tij. Dielli do të lindë përsëri”, shkroi ai dhe bashkëngjiti një emoji me gishtin lart, një gjest që ish-presidenti Thaçi e përdorte shpesh.
