Emir Sahiti është transferuar te Maccabi Tel Aviv nga Hamburgu me formë huazimi deri në fund të sezonit 2025/26, me mundësi opsioni blerjeje nga klubi izraelit.
Ai do t’i bashkohet klubit izraelit, duke kërkuar më shumë minuta në fushë dhe suksese të reja në karrierë.
Sahiti ka qenë pjesë e Hamburgut që nga vera e vitit 2024 dhe tani nis një kapitull të ri në Izrael.