Dark Mode Light Mode

Elseid Hysaj në Premierligë? 

Elseid Hysaj mund të transferohet në Premierligë gjatë verës

 

Sipas asaj që mëson Goal nga burime të sigurta, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, mund të transferohet gjatë verës në “Old Trafford”, transmeton Gazeta Express.

Advertisement

 

Antonio Valencia është drejt fundit të karrierës derisa Jose Mourinho nuk i beson italianit, Darmian, andaj është duke konsideruar një shkëmbim me mbrojtësin shqiptar, Hysaj.

 

Për 23 vjeçarin më parë raportohej se kërkohej edhe nga Barcelona, derisa tani Goal mëson se Unitedi është duke menduar seriozisht që ta transferojë shqiptarin.

Hysaj ka klauzolë 50 milionë euro, shifër e lartë kjo – por “Djajtë e Kuq” nuk duan të mendojnë për para duke parë formën e mirë që po kalon 23 vjeçari në Serie A.

 

Hysaj deri më tani ka bërë 76 paraqitje për Napoli në dy sezone.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eight + 20 =

Previous Post

Pse duhet të punojmë vetëm katër orë në ditë?

Next Post

PM Rama in Bern- Switzerland, one of biggest donors to Albania

Advertisement