Dark Mode Light Mode

Ekskluzive | Ky është 26-vjeçari që vdiq në QKUK, u dërgua në gjendje të rëndë, urdhërohet autopsia

Një rast i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku ka ndërruar jetë një i ri nga fshati Plemetin i Obiliqit.

Burime të besueshme bëjnë me dije se viktima është Fadil Berisha, 26-vjeçar, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të QKUK-së, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas informacioneve fillestare, më 20.01.2026, rreth orës 01:30, Policia është njoftuar nga QKUK se personi kishte ndërruar jetë gjatë trajtimit.

Advertisement

Njësitë policore relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me mjekun kujdestar, i cili ka deklaruar se viktima kishte ardhur në gjendje të rëndë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë komplikimeve.

Lidhur me rastin është kyçur hetuesi kujdestar, i cili në konsultim me Prokurorin e Krimeve të Rënda ka inicuar rastin “Hetim mbi vdekjen”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i 26-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të shkakut të vdekjes.

Rasti mbetet nën hetime.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + 13 =

Previous Post

“Votat vidhen kapak” dhe “të gjithë i kemi 2-3 milionë” – deklaratat e Xhavit Halitit që bënë bujë

Next Post

Tragjedi në Krujë: 57-vjeçari dyshohet se u godit me çekiç, autori i dyshuar kapet

Advertisement