Dark Mode Light Mode

Edita Tahiri: Gjykata Kushtetuese t’i japë fund amullisë mes Osmanit dhe Kurtit

Tahiri thekson se kushtetutshmëria është e shenjtë dhe duhet të japë fund polemikave mes Osmanit dhe Kurtit.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar situatën aktuale lidhur me shpërndarjen e Kuvendit nga Presidentja Vjosa Osmani.

Tahiri tha se vendimi i fundit i presidentes ka hapur debat të gjerë politik dhe polemika mes saj dhe Kryeministrit Albin Kurti, dhe se Kosova tani duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur përfundimisht mbi kushtetutshmërinë e tij.

Advertisement

“Kushtetutshmëria është e shenjtë dhe vendimi i Gjykatës do t’i japë fund kësaj amullie të përplote polemikash, kësaj radhe mes Osmanit dhe Kurtit,” theksoi Tahiri.

Ajo shtoi se respektimi i Kushtetutës është thelbësor për funksionimin e institucioneve dhe stabilitetin e vendit, duke theksuar rëndësinë e vendimeve të drejtësisë kushtetuese për ruajtjen e rregullit ligjor në Kosovë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × two =

Previous Post

Bllokohet qarkullimi i automjeteve në dalje të pikëkalimit kufitar me Serbinë në Jarinjë, kjo është arsyeja

Next Post

Deklarata e Rashiq për 24 hektarë, Haradinaj: Çka ka shtëpija, tregon fëmija

Advertisement