Dark Mode Light Mode

Edhe një dështim i Serbisë në KS të OKB-së

Beograd, 21 dhjetor – Projektrezoluta mbi tregtinë me organe në Kosovë, të cilën e kanë sajuar Ruysia e Serbia, nuk u gjet fare në rendin e ditës së mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të bashkuara, i tha televizionit shtetëror serb RTS një diplomat në New York.

Ajo pikë është fshirë dhe është shtyrë për ndonjë datë tjetër, tha ai diplomat, duke mos përmendur arsyet për një vendim të tillë.

Me këtë projektrezolutë serbo-ruse kërkohet emërtimi i një përfaqësuesi special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, i cili “do të mbikëqyrte hetimet” dhe do të siguronte lidhshmërinë me Këshillin e Sigurimit, ndërsa që do të “mund të organizonte e udhëhiqte dhe vet aktivitete hetuese”.  (Koha.net)

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

11 − 7 =

Previous Post

Markovic: Shqiptarët e Luginës me Abetare nga Shqipëria, nuk don të thotë se ata mund t'i bashkohen Kosovës

Next Post

REAGIM I DEPUTETIT HALIMI: Pamfleti i PLD së Jovanovicëve me fjalor të ulët, diskrediton vet atë, e jo PVD-në !

Advertisement