Dark Mode Light Mode
Rinumërimi i votave në Kosovë: Mbi 58% e vendvotimeve tashmë të përmbyllura
E trishtë: Vetëvrasje në tentativë në Gadime të Ulët – 13-vjeçari e gjen nënën të varur në WC dhe e shpëton në sekondat e fundit
Një i plagosur rëndë te “Villa Motel Pisha” në Sllatinë – dyshohet tentimvrasje, i dyshuari në arrati

E trishtë: Vetëvrasje në tentativë në Gadime të Ulët – 13-vjeçari e gjen nënën të varur në WC dhe e shpëton në sekondat e fundit

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës.

Sipas informacioneve rreth orës 22:00, Policia është njoftuar për rastin e dyshuar “Vetëvrasje në tentativë” në rrugën “Ibush Tasholli”, ku viktima R. T., rreth 34-vjeçare është gjetur në gjendje kritike.

Burime bëjnë të ditur se djali i saj 13-vjeçar, i cili ishte edhe ankues në këtë rast, ka deklaruar se e ka gjetur nënën të varur me litar në një WC që ndodhet në oborrin e shtëpisë, dhe ka ndërhyrë menjëherë duke e këputur litarin, duke i shpëtuar jetën.

Advertisement

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesia dhe emergjenca, të cilët viktimën e kanë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Pas trajtimit, viktima është intervistuar dhe është dërguar te familjarët e saj në Lipjan, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori kujdestar dhe është iniciuar procedura për “Vetëvrasje në tentativë”.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − seventeen =

Previous Post

Rinumërimi i votave në Kosovë: Mbi 58% e vendvotimeve tashmë të përmbyllura

Next Post

Një i plagosur rëndë te “Villa Motel Pisha” në Sllatinë – dyshohet tentimvrasje, i dyshuari në arrati

Advertisement