Dark Mode Light Mode

E trishtë: Ky është 50-vjeçari që vdiq në QKUK – trupi dërgohet për obduksion

Një rast vdekjeje në rrethana të dyshimta është raportuar mëngjesin e djeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas informatave zyrtare, më 06.01.2026, rreth orës 06:00, Policia ka pranuar njoftim për një vdekje të dyshimtë në ambientet e QKUK-së. Njësia e Stacionit Policor Jugu ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Ali Emrah Eren, rreth 50-vjeçar, është paraqitur në Emergjencën e QKUK-së rreth orës 03:30, në gjendje të rëndë shëndetësore. Pavarësisht trajtimit mjekësor, rreth dy orë e 30 minuta më vonë, ai ka ndërruar jetë.

Advertisement

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe hetuesi kujdestar, i cili ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Me vendim të Prokurorisë, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twelve − ten =

Previous Post

Vërshime në shumë komuna të Kosovës, gjendje e jashtëzakonshme në dy komuna – shtyhet procesi mësimor

Next Post

Numërimi i pjesës së dytë të votave me postë vazhdon, këto janë rezultatet e fundit të KQZ-së

Advertisement