Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është shënuar dje në fshatin Grejkoc të Suharekës, ku një grua ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ka konsumuar detergjent për pastrimin e banjove.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje paradite dhe është kuptuar pasi gruaja është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, në gjendje të rënduar, e cila më pas është bartur për QKUK.
Mirëpo, rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, familja ka pranuar informatën se Samire Lushaj, ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.
Me urdhër të Prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa për rastin janë njoftuar edhe njësitet e Hetimeve Rajonale në Prizren, të cilat do të vazhdojnë procedurat hetimore.
Ndërsa, Prokurori kujdestar, ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti mbetet nën hetime, ndërsa pritet që obduksioni të sqarojë rrethanat e sakta të vdekjes.













