Dark Mode Light Mode

E trishtë: Dalin pamjet e momentit kur ekzekutohet futbollisti 33-vjeçar në Ekuador

Janë publikuar pamjet e ekzekutimit të futbollistit Mario Pineda në qytetin Guayaquil të Ekuadorit.

Mbrojtësi 33-vjeçar i Barcelona Sporting Club u qëllua me armë zjarri dhe humbi jetën në vend. Ngjarja ndodhi në një zonë urbane, ndërsa në video shfaqen dy persona që kryejnë sulmin.

Pamjet u publikuan disa orë pas ngjarjes dhe janë tashmë në duart e autoriteteve. Klubi Barcelona Sporting Club reagoi me një njoftim zyrtar në rrjetet sociale. Në deklaratë konfirmohet vdekja e futbollistit pas një sulmi të armatosur.

Advertisement

Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi autorët apo motivet e sulmit.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × one =

Previous Post

Bahamas, shteti i 121-të që e njeh Kosovën, reagimet pozitive të shumta

Next Post

Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, Policia: S’ka pasur shenja të dhunës

Advertisement