Dark Mode Light Mode

“E godet me grushte” Detaje tronditëse nga vrasja në Dragash, kërkohet paraburgimin për djalin e viktimës

Prokuroria Themelore ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit F.B për vrasjen e nënës së tij në Dragash.

I dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 par.1 nënpar. 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas kërkesës së prokurorisë, “i dyshuari F.B., më datë 20.01.2026, në fshatin Restelicë- Komuna e Dragashit, në shtëpinë e tij familjare ku jetonte së bashku me viktimën, me dashje privon nga jeta nënën e tij, viktimën T.B., në atë mënyrë që fillimisht e godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas e shtrëngon për fyti me duar, me ç’rast viktima nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes”.

Advertisement

Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së.

“Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftim.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 + 7 =

Previous Post

Muharremi: Po të kishte VV-ja 1% përgjegjësi sot do të duhej të tregonte se si do ta zgjidhte krizën energjetike

Next Post

Britania bojkoton ceremoninë e Bordit të Paqes, shkak përfshirja e Putinit

Advertisement