Një ngjarje tragjike ka ndodhur në komunën e Klinës. Një person nga fshati Shtaricë, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët para dy ditësh, është gjetur sot pa shenja jete.
Viktima kishte humbur kontaktet me familjen që nga momenti kur rasti ishte raportuar në Policinë e Kosovës.
Burime të Insajderit bëjnë të ditur se i njëjti është gjetur sot pa shenja jete.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e vdekjes, ndërsa pritet që trupi të dërgohet për obduksion.



