Dark Mode Light Mode

 Dyshohet se i vdekuri në Veternik është djali i legjendës së futbollit, Genc Hoxha, Hekurani 

Personi i gjetur sot pa shenja jete brenda veturës në Veternik të Prishtinës, ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Dyshohet se viktima ëshët Hekuran Hoxha, djali i futbollistit të njohur Genc Hoxha.

Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia ka nisur hetimin.

Advertisement

Lajmi është bërë i ditur edhe nga Policia e kryeqytetit.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë.

Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 11 =

Previous Post

Ky është i riu që u arrestua pasi që gjuajti me kallashnikov në Podujevë 

Next Post

“Një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër shqiptarëve në Kosovë”, zbulohet letra e Kadaresë për Presidentin Bush në 1991

Advertisement