Dark Mode Light Mode

Dyshohet se djali ka vrarë nënën në Restelicë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 21.01.2025, rreth orës 01:06, është raportuar një rast vdekjeje e dyshimtë në fshatin Restelicë, të Dragashit.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60-vjeçare. Policia bën të ditur se i dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale.

Advertisement

Viktima ka pësuar lëndime, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për procedura të mëtejme ligjore. Sektori rajonal i hetimeve, në bashkërendim me prokurorin e shtetit, është duke u marrë me hetimet.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 12 =

Previous Post

Lutfi Haziri: Përgjegjësia për manipulim votash është mbi KQZ-në

Next Post

20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova

Advertisement