Dark Mode Light Mode

Dy shqiptarë në ekipin ideal të javës në Serie A

Xhiroja e 27-të e Serie A ishte e suksesshme për futbollistët shqiptarë.

Dy prej tyre madje janë përfshirë në ekipin ideal të javës, të publikuar sot nga faqja sportive “Goal.com”,

Amir Rrahmani e gjen veten në zemër të mbrojtjes të formacionit ideal të javës në kampionatin italian falë paraqitjes së shkëlqyeshme që e bëri në fitoren 2:1 ndaj Juventusit.

Advertisement

Futbollisti kosovar i ndali me sukses sulmuesit juventinë, e sidomos qendërsulmuesin Dusan Vlahovic, por që fatkeqësisht shkaku i lëndimit muskulor u desh të largohej nga fusha në minutën e 65-të.

Sidoqoftë, për aq sa luajti, përfaqësuesi kosovar ishte në nivel të detyrës dhe luajti si në kohërat e tij më të mira.

E në formacionin ideal të xhiros së 27-të u përfshi edhe futbollisti tjetër shqiptar, Kristjan Asllani.

Mesfushori kreativ luajti titullar në fitoren e Interit me rezultat 2:1 ndaj Genoas, ndërsa ia doli të shënonte edhe gol.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 2 =

Previous Post

“Nuk ka gjë bija ime se Messi të goditi”, reagimi i babait bëhet viral kur argjentinasi i gjuajti pa dashje vajzën

Next Post

Osmani: Mosndëshkimi i kriminelëve të luftës i ka trimëruar trashëgimtarët e sulmit terrorist në Banjskë

Advertisement