Dark Mode Light Mode

Driton Lajçi me NR: 97, promovon programin fiskal të PDK për bizneset e vogla

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Driton Lajçi, ka vizituar sot sallonin e këpucëve “Te Seidi” në Shtime, të udhëhequr nga pronari Naim Halimi. Gjatë kësaj vizite, Lajçi ka ndarë detaje mbi programin zgjedhor të PDK-së, të cilin e konsideron një mundësi të shkëlqyer për bizneset e vogla.

Sipas tij, programi i drejtuar nga kandidati për kryeministër Bedri Hamza parashikon që bizneset me qarkullim deri në 30 mijë euro të paguajnë vetëm tatimin në fitim, duke eliminuar tatime të tjera të ngarkuara për këtë kategori biznesesh. “Ky plan do të krijojë kushte më të mira për komunitetin e bizneseve dhe do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të vendit,” tha Lajçi.

Ky hap reflekton angazhimin e PDK-së për të ndihmuar bizneset lokale dhe për të fuqizuar sipërmarësit vendorë, duke i lehtësuar ata nga barrat e panevojshme fiskale.

Advertisement

Driton Lajçi, kandidat për deputet i PDK me numrin 97, ftoi qytetarët dhe bizneset që të mbështesin këtë vizion për të ardhmen më të mirë të Kosovës.

#MaMirë #bedrihamzakryeminister #PDK

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 + twelve =

Previous Post

AAK arrin 14% në sondazhin e fundit, flitet për 16-17 deputetë

Next Post

Memli Krasniqi nga Prizreni: Bashkë po dëshmojmë që Kosova mundet ma mirë!

Advertisement