Shira të rrëmbyeshëm kanë përfshirë qytetin e Drenasit gjatë 24 orëve të fundit, duke shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit.
Banorët e Drenasit thanë për Klanin se disa qytetarë kanë mbetur të ngujuar në shtëpitë e tyre për shkak të nivelit të lartë të ujit.
Ndërkohë, meteorologët paralajmërojnë se reshjet mund të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme, duke rritur rrezikun e përmbytjeve të tjera.















