Dark Mode Light Mode

Drejtori i Policisë: Fajdexhinjtë në Kosovë po i legalizojnë fajdet përmes noterëve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në konferencën gjatë prezantimit të raportit vjetor të punës së Policisë Rajonale të Prishtinës, ka folur për përhapjen e fenomenit të fajdes në vend.

Ai bëri të ditur se për trajtimin e kësaj dukurie është themeluar një task-forcë e posaçme, e cila deri tani ka identifikuar tri forma kryesore të fajdes që po praktikohen në Kosovë.

Sipas Hoxhës, njëra nga format e fajdes, është edhe ajo e pronarëve të salloneve të veturave.

Advertisement

“Fenomeni është prezent dhe kemi krijuar një task-forcë. Janë dy ose tri forma si po kryhen fajdet në Kosovë. E para është kur fajdexhiu, së bashku me viktimën, shkojnë te noteri dhe noterizojnë marrëveshjet për fajde. E dyta lidhet me sallonet e veturave dhe shitblerjen e tyre. Sipas informacioneve që kemi, pronarët e salloneve të veturave janë të përfshirë në fajde,” ka deklaruar Hoxha.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 + 17 =

Previous Post

Virusi “Nipah” alarmon botën, Naser Ramadani tregon a rrezikohet Kosova

Next Post

“Drejtësi, jo politikë!”- PDK mobilizon strukturat për marshin më 17 shkurt

Advertisement