Ish-deputetja Doruntinë Maloku ka kujtuar 27 vjetorin e vrasjes së babait të saj, Enver Maloku, duke theksuar dhimbjen që nuk shuhet, por që mësohet të bartet me dinjitet.
“Ka dhimbje që nuk kalojnë kurrë, veçse mësohesh t’i bartësh me vete gjithmonë, me dinjitet,” tha ajo.
Doruntinë Maloku shtoi se Kosova ishte busulla e babait të saj, i cili jetoi me bindjen se Republika duhet ndërtuar mbi liri, demokraci, drejtësi, mendim të pavarur dhe dinjitet.
Ajo theksoi se vlerat dhe bindjet që përfaqësonte Enver Maloku do të mbeten përherë udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.