Dark Mode Light Mode

Dominon skenën por kushton! Shuma marramendëse që fiton Beyonce me vetëm 90 minuta koncert

Ylli i muzikës pop Beyonce është ngjitur në skenë për performancën e saj të parë që nga viti 2018 në një hotel privat në Dubai.

41-vjeçarja zhvilloi një koncert prej 90 minutash për hapjen e ‘Atlantis The Royal’, i cilësuar si resorti më ultraluksoz në botë. Beyonce doli përpara një turme prej 1500 personash me një fustan të verdhë me tegela dhe një pelerinë skulpturore me pupla.

Ajo u raportua se ishte paguar 24 milion dollarë për koncertin, ku morën pjesë njerëz të famshëm si Kendall Jenner, Liam Payne, Ronan Keating, Rochelle dhe Marvin Humes dhe redaktori britanik i Vogue Edward Enninful. Beyonce i është përgjigjur së fundmi grupit Right Said Fred pasi ata e akuzuan se kishte përdorur hitin e tyre më të madh në albumin e saj të ri pa leje.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × 4 =

Previous Post

Videot muzikore më të shikuara në histori të YouTube

Next Post

‘Jeta e re’ në Arabinë Saudite, Georgina Rodriguez përshtatet me traditat! Shfaqet e veshur me shami

Advertisement