Dark Mode Light Mode

“Dola të mbroja djalin”, i moshuari tregon si u dhunua nga polici dhe miqtë e tij: Më goditën me shkelma

Babë e bir, Ylli dhe Altin Meçe u dhunuan brutalisht në orët e vona të së shtunës, në fshatin Vlosë në Cakran të Fierit brenda banesës së tyre.


Ata kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë, teska dëshmuan se nga tre personat e përfshirë në ngjarje, njëri prej të cilëve ishte polic.

Ylli Meçe me plagë në kokë, ka rrëfyer ngjarjen e rëndë, duke bërë apel për drejtësi. Ai rrëfen se pasi dëgjoi britma dhe pa që po i dhunonin djalin, ndërhyri për ta mbrojtur por u dhunua edhe ai.

Advertisement

“Isha në gjumë. Unë e dëgjova kur i thirrën Altin. Më thotë gruaja e thirrën djalin jashtë. Pa shkuar tek porta dëgjova ulërima dhe e pashë të rënë pa ndjenja. Ishte natë se dritat na i fikët. Dhe pak e pashë se po e qëllonin me shkelma bërtita shumë fort dhe i rashë përsipër djalit që ta mbroja, por më qëlluan fort.

Më goditën në kokë, në spital më banë skaner, më qepën. Kam dhimbje…Policia në fillim nuk përgjigjej, më vonë erdhën. Na thanë që shkuan të shtëpia bënë foto, edhe fotografuan rrëkenë e gjakut. Njoh si fshatar babanë e tij, kanë qenë familje e mirë. Kam punuar në shtëpinë e tij. Dua të them që nuk e dimë se do bëhet. Duhet drejtësi”, tha ai për “News 24”.

Nga ana tjetër, Altin Meçe është shprehur se janë pa mbrojtje në spital.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five − five =

Previous Post

Gjyqtarja turke plagoset me armë brenda gjykatës nga ish-bashkëshorti i saj prokuror

Next Post

Abdixhiku ofron dorëheqjen, do të trajtohet në Kuvendin e LDK-së: E kam obligim moral dhe politik që të marr përgjegjësinë

Advertisement