Dark Mode Light Mode
Presidenti shqiptar Ilir Meta viziton Medvegjën
Dokumentari për “ndeshjen e dronit” shfaqet në Londër, publiku mund t’i drejtojë pyetje Canës
A po rikthehet Ragmi Mustafa si kryetar i Komunës së Preshevës?

Dokumentari për “ndeshjen e dronit” shfaqet në Londër, publiku mund t’i drejtojë pyetje Canës

Në Londër do të shfaqet për herë të parë dokumentari ‘Triumph’, dedikuar asaj çfarë ndodhi dhe çfarë solli ndeshja Serbi-Shqipëri, e 14 tetorit 2014.

Dokumentari do të shfaqet në kinemanë “The Prince Charles Cinema”, ku të gjithë të pranishmit do të kenë mundësi të takojnë dhe t’i drejtojnë pyetje edhe ish-kapitenit, Lorik Cana.

Advertisement

Me regji të Kreshnik Jonuzit dhe Luftar Von Ramës, ky dokumentar sjell histori të ndryshme, duke prekur aspektet kulturore, politike dhe historike, pas ndeshjes së futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë.

88 minuta i gjatë ‘Triumph’ përfshin intervista e momente speciale, mbi futbollistët e kombëtares shqiptare. Ky dokumentar është shfaqur për herë të parë në Poloni, gjatë Festivalit të Filmit në Varshavë, më datat 19-21 tetor 2017, transmeton Super Sport.

Të ardhurat nga kjo mbrëmje do të përdoren për përfundimin e postproduksionit të filmit dhe për Fondacionin “Lorik Cana 5”. (B.H/Faxweb)

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − 3 =

Previous Post

Presidenti shqiptar Ilir Meta viziton Medvegjën

Next Post

A po rikthehet Ragmi Mustafa si kryetar i Komunës së Preshevës?

Advertisement