Dark Mode Light Mode

Doarsa Kica-Xhelili i bën thirrje LDK-së për reflektim dhe rikthim te baza tradicionale

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas rezultateve zgjedhore duke e cilësuar procesin si të vështirë dhe duke shprehur mirënjohje për besimin e qytetarëve.

“Besimi i 126,102 qytetarëve ndaj LDK-së, dhe 44,110 ndaj meje është nder që e marr me përulësi të thellë, sidomos në një fushatë ku nuk munda të jem fizikisht pranë jush”, ka shkruar Kica-Xhelili, duke shtuar se sot ndjen më shumë përgjegjësi sesa sukses.

Ajo thekson se në kohë të vështira tundimi për fajësim është i madh, por detyra e partisë është më e lartë: të kuptojë shkaqet e humbjes dhe të refletojë mbi të ardhmen.

Advertisement

“Reflektimi i LDK-së duhet të nisë nga potenciali ynë për rritje dhe nga përgjegjësia ndaj votuesit që beson se një LDK e fortë është e domosdoshme për shtetin. Te ai votues duhet të kthehemi, ta kuptojmë, reflektojmë dhe bindim”, ka shkruar ajo.

Deputetja nënvizon se ndonëse mund të ndjehemi krenar me atë që ofruam, kjo nuk mjafton në punën që bëjmë, duke u angazhuar për të rikthyer besimin e elektoratit dhe për të forcuar bazën tradicionale të LDK-së.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × five =

Previous Post

Kush janë dy motrat që iu bashkuan BBVK-së të premten?

Next Post

Musliu i reagon Mustafës: Jeni frikacakë kronikë, votimi i Thaçit nuk ishte gabim trashanik

Advertisement