Dark Mode Light Mode

Doarsa Kica: Strukturat konfirmojnë se LDK po prin, faleminderit mërgatë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica e ka falënderuar mërgatën pë mbështetjen ndaj partisë më të vjetër në vend.

Ajo tha se sipas strukturave partiake, 20 mijë nga rreth 60 mijë mërgimtarë të regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, janë mbështetës të LDK-së.

“Strukturat tona na konfirmojnë që deri tash, së paku 25,000 nga të regjistruarit në mërgatë janë mbështetësit tonë, duke bërë kështu LDK-në të prijë në mërgatë”, shkroi Kica në një postim në Facebook.

Advertisement

Deputetja u bëri thirrje atyre që nuk janë regjistruar ende për të votuar nga jashtë vendit, që ta bëjnë këtë.

“Kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë deri në mbyllje të afatit për regjistrim! REGJISTROHU! BËHU NDRYSHIMI!”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × five =

Previous Post

Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit

Next Post

Toshkovski: Nga asnjë vend fqinj për momentin nuk ka konfirmim zyrtar se ku është Grubi

Advertisement