Dark Mode Light Mode
Nuk ndalen telashet në LDK: Jep dorëheqje anëtari i kryesisë në Prizren
Detaje të rënda nga vrasja në tentativë në Pejë – Jeton Buquku u qëllua me armë dhe u godit me shufër metalike
Volkswageni i parë elektrik me një motor me djegie që zgjeron gamën, është një SUV masiv

Detaje të rënda nga vrasja në tentativë në Pejë – Jeton Buquku u qëllua me armë dhe u godit me shufër metalike

Një ngjarje tejet e rëndë kriminale ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Pejë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një vrasjeje në tentativë.

Rasti ka ndodhur më 11.01.2026, rreth orës 09:15, në rrugën Adem Jashari, konkretisht në hyrje të Qebaptores “Buquku”, ku viktimë ka mbetur Jeton Buquku.

Sipas informacioneve të siguruara tre persona të dyshuar – Arian Qelaj, Yll Qelaj dhe Altin Qelaj – e kanë përcjellë viktimën deri në hyrje të lokalit. Aty, njëri nga të dyshuarit ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të tij.

Advertisement


Viktima ka arritur të futet me vrap brenda lokalit, por të dyshuarit e kanë ndjekur edhe aty. Në momentin kur Buquku ishte rrëzuar në tokë, njëri prej tyre e ka goditur disa herë në kokë me shufër metalike.

Si pasojë, viktima ka pësuar plagë nga arma e zjarrit në këmbën e djathtë, ndërsa gjendja e tij ka kërkuar trajtim të menjëhershëm mjekësor. Fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, e më pas, për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar në QKUK në Prishtinë.

Burimet bëjnë të ditur se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë, pasi nuk kanë arritur të largohen me veturën e tyre Golf 6, e cila është sekuestruar nga policia për nevoja hetimore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese, hetuesit e Stacionit Policor, Hetimet Rajonale dhe Krim-Teknika, të cilët kanë sekuestruar gëzhojat dhe predhat e gjetura në vendngjarje.


Me urdhër të Prokurores kujdestare janë iniciuar veprimet intensive hetimore, ndërsa të dyshuarit janë ende në kërkim.

Rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Pejë.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 15 =

Previous Post

Nuk ndalen telashet në LDK: Jep dorëheqje anëtari i kryesisë në Prizren

Next Post

Volkswageni i parë elektrik me një motor me djegie që zgjeron gamën, është një SUV masiv

Advertisement