Dark Mode Light Mode

Detaje nga aksidenti i rëndë në Slivovë: Një 8-vjeçare ndërron jetë në QKUK pas disa ditësh në gjendje kritike

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur ditë më parë në fshatin Slivovë të Prishtinës, ka përfunduar me pasojë fatale, pasi njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë gjatë trajtimit mjekësor në QKUK.

Burime të Gazetës bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur më 03.01.2026, rreth orës 14:00, në rrugën Gjilan–Prishtinë, në hyrje të fshatit Slivovë.

Në aksident ishte përfshirë një automjet Mercedes, ngjyrë hiri, i drejtuar nga A.T., rreth 40-vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime trupore. Në veturë ndodheshin edhe dy pasagjerë të mitur: J.T. rreth 9-vjeçare – e lënduar rëndë R.R.T., rreth 13-vjeçar – i lënduar.

Advertisement

Të tre të lënduarit ishin dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende nën hetime nga autoritetet kompetente.

Gazeta mëson se më 10.01.2026, rreth orës 00:00, familja është njoftuar përmes autoriteteve shëndetësore se pasagjerja e mitur J.T., e cila ndodhej në njësinë e kujdesit intensiv në QKUK, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti tashmë po trajtohet si aksident komunikacioni rrugor me fatalitet, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twenty − 7 =

Previous Post

Zbardhet aksidenti tragjik në Klos: Arrestohet shoferi, ra në përrua dhe nuk ndihmoi pasagjerin i cili është zhdukur

Next Post

Seanca për rastin e BKS-së, disa nga të dyshuarit patën nevojë për ndihmë mjekësore

Advertisement