Valon Syla, analist, ka shkruar një status, ku ka komentuar zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Syla ka bërë një pretendim matematikor, duke shkruar se pas llogaritjes personale*, Albin Kurti, kryeministër në detyrë, i ka shpërndarë 300 milionë euro për “të blerë” dhe “vjedh” votën me marifet.
Pas “llogaritjes personale”, Syla ka tingëlluar pak pesimist dhe normalisht ka përmendur edhe diasporën.
Sipas Sylës, pas këtij marifeti, zgjedhjet dhe demokracia nuk kanë kuptim.
“Me zapim të shtetit dhe me keto shkelje e keqperdorime zgjedhjet dhe demokracia eshte cenuar dhe skane me kuptim” – ka shkruar ai.













