Ish-ambasadori britanik John Stewart Duncan, i cili ishte dëshmitari i tretë mbrojtës në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi në Hague, ka komentuar këtë javë zhvillimet në Dhomat e Specializuara.
Përmes një postimi në X, Duncan e ka cilësuar javën si “tejet domethënëse” për mbrojtjen, duke vlerësuar fjalët përfundimtare të prezantuara dhe duke theksuar rëndësinë e përmbledhjes së detajuar që ai ofroi gjatë dëshmisë së tij.
Ish-ambasadori ka shtuar se pret me padurim përgjigjen e Prokurorisë lidhur me dëshminë e tij, duke ironizuar mbi faktin se ajo e ka konsideruar të pakta njohuritë e tij mbi situatën në terren.