Dark Mode Light Mode

Deputetja britanike: BE nuk ka çasje të balancuar kur bëhet fjalë për Serbinë

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar lidhur me thirrjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të formojë një grup të veçantë për të punuar në parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo për këtë reagoi në rrjetin social “X” ku tha se BE-ja nuk ka çasje të barabartë kundrejtë Kosovës dhe Serbisë.

“Nga Bashkimi Evropian, zgjodhën që të mos komentojnë mbi këtë çështje.Vazhdimisht, BE-ja nuk ka çasje të balancuar kur bëhet fjalë për Serbinë” – shkroi ajo.

 

Advertisement

Ndryshe, Kosova është në pritje të vendimit për pranimin eventual në Këshillin e Evropës dhe gjasat për anëtarësim janë rritur pas dhënies së mendimit pozitiv nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × four =

Previous Post

Zëdhënësi i BE-së heziton të thotë se Serbia po e shkel marrëveshjen

Next Post

Huliganizmi i disa të rinjve në Lipjan, i dëmtojnë qëllimshëm ulëset në fusha të sportit

Advertisement