Dark Mode Light Mode

Deputeti Meta: Sjellja e Faton Pecit ka qenë rrënuese për partinë GUXO

Deputeti Burim Meta, tha se Faton Peci, i cili është kryetar i listës Guxo, njëherit ministër i Bujqësisë, s’do ta ketë përkrahjen e deputetit.

Meta tha se sjellja e Pecit ka qenë rrënuese për partinë.

Ai thotë se çdo herë e ka kundërshtuar Pecin.

Advertisement

“Jo nuk irritohem nëse lihem jashtë listës për deputet, pasi edhe jam i pakënaqur me këtë mënyrë të funksionimit. Vetëm nëse ne lihemi jashtë, sepse neve nuk munden me na lënë jashtë sepse ajo është një rregull e pashuar sepse deputetët shkojnë me automatizëm në zgjedhjet tjera”, u shpreh ai.

“Nuk varet kjo punë prej Fatonit, kjo varet prej Këshillit. Ndoshta Fatoni edhe s’ka qejf me më pa aty për shkak se unë e kam kundërshtuar disa herë për sjelljet e tij, jo të dëshirueshme për partinë, nuk jam marr asnjëherë me qeverisjen e tij, për shkak që ai paguhet, është i obliguar të jetë ministër i mirë… Në nivelin e partisë, qasja e tij ka qenë për të dëshiruar për çdo kundërshtar, ka qenë rrënuese për partinë dhe për këtë arsye s’e ka përkrahjen time politike dhe partiake asnjëherë derisa të veprojë kështu”, u shpreh ai për Periskopin.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ten − ten =

Previous Post

Granit Begolli kritikon Lorik Canën: “Paragjykime të pabaza, prioritet ishte nderi i shtetit, jo rezultati”

Next Post

Hoxhaj sot nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

Advertisement