Në zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK-ja doli gati parti e rajonalizuar me deputetë kryesisht nga Drenica.

Duket se ky fenomen u vërejt në PDK nga Bedri Hamza, kryetar i PDK-së.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Hamza e rikonfiguroi dhjetëshen e parë, duke e përfshirë aty Arben Mustafën, Besa Kabashi – Ramaj dhe Eman Rrahmanin.

Krejt këta emra, u zgjodhën deputetë.

Po ashtu, në listën e PDK-së figurojnë edhe disa të rinj, që nuk kanë prapavijë të gjatë politike si Arian Tahiri, Përparim Gruda, Sala Jashari dhe Arbnore Salihu.

Edhe Prishtina ka dy deputetë, Vlora Çitaku dhe Uran Ismaili, dhe Rrahmani vjen nga kryeqyteti.

Disa emra të moçëm figurojnë prapë në grupin parlamentar të PDK-së, si p.sh. Xhavit Haliti, Enver Hoxhaj dhe Elmi Reçica.

Kësaj radhe PDK-ja ka dy përfaqësues nga rajoni i Prizrenit: Nait Hasani dhe Kujtim Gashi.

Ndërsa Mustafa përfaqëson Gjilanin, e Kabashi – Ramaj rajonin e Pejës, prej nga vjen edhe Xhavit  Haliti.

Normalisht, nuk mungojnë as përfaqësuesit nga Drenica si Mërgim Lushtaku, Blerta Deliu – Kodra dhe Ganimete Musliu.

Në mesin e grupit parlamentar të PDK-së ka edhe ish-komandantë të UÇK-së si Rrahman Rama dhe Ferat Shala.

SHPËRNDAJE