Dark Mode Light Mode
Guardian: Një mësim nga Serbia
DEKOROHET ZYRA PËR TË RINJ NË PRESHEVË
Gjen vdekjen nga mina

DEKOROHET ZYRA PËR TË RINJ NË PRESHEVË

Në pranimin e çmimit prezent ishin Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe përfaqësuesi i zyrës për të rinj Avni Aliti, njfotn agjencia informative “Presheva Jone”

 

Preshevë,15 gusht

Advertisement

Zyrës për të rinj të Komunës së Preshevës, me rastin e paraqitjes në konkursin  “Qyteti i të rinjve 2012”, ngjarje e organizuar nga ana e Iniciativës qytetare në partneritet me një numër të madh të organizatave vendore e ndërkombëtare, si Ministria e Rinise, OSBE, Kombet e Bashkuara,Delegacioni Evropian, USAID, NALED,ISC, këtë vit i ndahet çmimi kryesor si “Qyteti i të rinjve 2012” në kategorinë e vetëqeverisjeve lokale për ndarjen e hapësirave publike, iniciativave rinore  në bashkësi,njofton.Në pranimin e çmimit prezent ishin Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe përfaqësuesi i zyrës për të rinj Avni Aliti.

Komuna e Preshevës vitin e kaluar në kuadër të projektit të mbështetur nga ana e programit të Kombeve të Bashkuara PBILD, ka ndarë një hapësirë për Klubin për të rinj, ku me ndarjen e këtij çmimi  i vërtetohet kontributi i përgjithshëm në përmirësimin e pozitës së të rinjve në nivelin lokal, njëherit ky çmim është  inkurajim që në të ardhmen të punohet edhe më shumë në ngritjen dhe përmirësimin e pozitës së të rinjve.

Urime të gjithë të rinjve të Komunës së Preshevës, çmimin “Qyteti i të rinjve 2012”, thuhet në njoftimin e Zyrës për të Rinj, Ilir Sadriu bashkëpunëtorë. A.i.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 + 7 =

Previous Post

Guardian: Një mësim nga Serbia

Next Post

Gjen vdekjen nga mina

Advertisement