Dark Mode Light Mode
SHBA: Xhorxh Bush i vjetri paralajmëroi mbështetje për Romnin
Deklaratat e Spahiut për homoseksualët, reagon edhe ambasada amerikane
Dënohet me 9 vjet burg për vrasje

Deklaratat e Spahiut për homoseksualët, reagon edhe ambasada amerikane

Pas reagimit të ashpër të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë i është bashkuar bashkësisë ndërkombëtare, duke dënuar retorikën që nxit trajtimin diskriminues apo dhunën kundrejt individëve lesbikë, gay, biseksualë dhe transgjinorë. Në një deklaratë të publikuar për mediat, Ambasada amerikane shkruan:

“Mirëpresim deklaratat e Kryeministrit Sali Berisha, Avokatit të Popullit Igli Totozani, dhe Komisioneres Kundër Diskriminimit Irma Baraku që përkrahin të drejtat e individëve LGBT si të drejta të njeriut dhe mbështesin historinë e Shqipërisë me tolerancën. Sekretarja e Shtetit, Hilari Klinton, ka theksuar se “përbën shkelje të të drejtave të njeriut kur njerëzit rrihen apo vriten për shkak të orientimit të tyre seksual, apo sepse nuk janë konform normave kulturore se si duhet të duken apo të sillen burrat dhe gratë.” Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë të drejtat e bashkësisë LGBT si të drejta themelore të njeriut.

Besojmë që deklaratat e qeverisë shqiptare ofrojnë një mundësi për diskutime të hapura lidhur me të drejtat universale të njeriut dhe sfidat me të cilat përballet bashkësia LGBT në Shqipëri. Mbështesim përpjekjet e shoqërisë civile, bashkësisë ndërkombëtare, organizatave LGBT, si dhe të qeverisë për ta zhvilluar një diskutim të tillë”, thuhet në deklaratë.

Advertisement

Në vazhdim Ambasada e SHBA-së thekson se do të vazhdojë punën me shoqërinë civile, qeverinë e median në përpjekje për të promovuar këto vlera bazë e themelore.

Gjatë ditës së sotme Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu është takuar me aktivistë të LGBT, Avokatin e Popullit e anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare për të ritheksuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj mbështetjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 − 9 =

Previous Post

SHBA: Xhorxh Bush i vjetri paralajmëroi mbështetje për Romnin

Next Post

Dënohet me 9 vjet burg për vrasje

Advertisement