Dark Mode Light Mode

“Dega e ka humbur busullën morale” – dorëhiqet nga AAK ish-drejtoresha e Arsimit në Gjakovë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka humbur sot njërën nga figurat më të votuara në Gjakovë. Eranda Kumnova-Baçi, ish-drejtoreshë e Arsimit dhe aktualisht asambleiste, ka njoftuar largimin përfundimtar nga të gjitha strukturat e partisë së Ramush Haradinajt.

Përmes një njoftimi publik, Kumnova-Baçi ka bërë të ditur se tashmë ia ka dorëzuar dorëheqjen kryetarit të partisë, z. Ramush Haradinaj, duke lëshuar akuza të rënda drejt udhëheqjes së degës në Gjakovë.

Ish-drejtoresha e Arsimit ka qenë e drejtpërdrejtë në arsyetimin e saj, duke thënë se në AAK nuk vlerësohet puna, por “antivlera”.

Advertisement

“Arsyeja është e thjeshtë: puna, përkushtimi dhe integriteti nuk vlerësohen, ndërsa shpërblehen antivlera dhe servilizmi. Nuk mund dhe nuk dua të jem pjesë e një dege politike që tashmë e ka humbur busullën morale dhe politike”, ka shkruar ajo, duke shtuar se qëndrimi i mëtejshëm në parti do të ishte kompromis me ndërgjegjen e saj.

Përveç largimit nga strukturat partiake, Kumnova-Baçi ka njoftuar se do të vazhdojë mandatin e saj në Asamblenë Komunale të Gjakovës, por tash e tutje si anëtare e pavarur.

Gjatë fjalës së saj, ajo ka kujtuar punën katërvjeçare në krye të drejtorisë së arsimit, duke përmendur projektet për digjitalizim dhe dyert e hapura për qytetarët, ndërsa ka përfunduar me një mesazh të fortë:

“Politika pa vlera është thjesht pushtet pa dinjitet dhe unë zgjedh të mbetem në anën e parimeve.”

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × two =

Previous Post

MPB liston rregullat për automjetet e regjistruar në vendin e huaj e që lëvizin në Kosovë

Next Post

Asamblisti nga Hasi largohet nga PDK-ja, akuza ish-partisë

Advertisement