Daut Haradinaj ka bërë homazhe sot te varri i Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, duke nderuar figurën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës.
Pas homazheve, Haradinaj ka vlerësuar rolin udhëheqës dhe vizionin politik të Rugovës, duke theksuar se historia e Kosovës do të ishte e paplotë pa udhërrëfimin e tij. “Kujtimi për Presidentin Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet i përjetshëm”, ka deklaruar ai.
Dr. Ibrahim Rugova konsiderohet arkitekti i rezistencës paqësore dhe një nga figurat më të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës.
Ish-Presidenti Ibrahim Rugova është ndarë nga jeta para 20 vjetësh, por trashëgimia e tij politike dhe shtetformuese vazhdon të mbetet e gjallë.