Dark Mode Light Mode

“Dallaveret” e KF. Llapit dhe dyshimet për ndeshje të kurdisura, prokuroria: Jemi duke mbledhur informata për të filluar hetimet

Ndeshja e futbollit në mes të Trepcës dhe Llapit e cila përfundoi me rezultat tenistik 5:4, është bërë subjekt i një zhurme dhe pakënaqësie të madhe tek simpatizantët e futbollit në Kosovë.

ë një ndeshje në të cilën deri në minutën e ’90 po udhëhiqnin llapjanët me rezultat 3:4, e në 3 minutat shtes ai rezultat u përmbys në favor të Trepcës, duke u mbyllur takimi 5:4.
Pas reagimeve të shumta të futbolldashësve por edhe sportistëve në lidhje me këtë ndeshje, ne e kemi kontaktuar prokurorin Besim Kelmendi i cili për “Presheva Jonë” ka thënë se janë në dijeni për atë që ka ndodhur dje në atë ndeshje, por edhe për ndeshjet e kaluara ku subjekt është KF. Llapi, me c’rast na njoftoi se janë duke grumbulluar informacione, për të nisur hetimet.
“Po, ne si Këshill për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në sport, jemi duke përcjellur cdo informatë për cdo ndeshje dhe jemi duke i përcjellur për verifikim e hetim tek prokuroritë kompetente. Pas verifikimit të të dhënave nga prokurori, pastaj do të fillojmë hetimet për kurdisje të ndeshjeve”, është shprehur z. Kelmendi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 − 1 =

Previous Post

Australia ndëshkon me 140 dollarë për mosvendosje të maskës, Kosova deri në 8,000 euro<br><br><br>

Next Post

Kelmendi ngre alarmin: Nëse vërtetohet se e trukuan ndeshjen Trepca-Llapi, dikush do t'i "hajë" 8 vite burg

Advertisement