Dark Mode Light Mode

Daçiq në Këshillin e Sigurimit: Kemi ndihmuar Kosovën me 1 mijë teste për koronavirus

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka nisur fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke treguar se kanë ndihmuar Kosovën për t’u përballë me situatën e pandemisë.
“Serbët në Kosovë e Metohi nuk janë të vetëm dhe ne kujdesemi për ta në këto kushte të vështira. Kemi marrë veprime konkrete për të ndihmuar serbët e Kosovës me ushqim, barna dhe pajisje tjera mbrojtëse”.
“Kemi shprehu vullnetin për të bashkëpunuar me shqiptarët dhe institucionet e përkohshme në Prishtinë.  Kemi ndihmuar duke dhënë 1 mijë teste për të konfirmuar rastet e reja pozitive me koronavirus”, ka thënë Daçiq, njofton Klan Kosova.
Në seancë  e sotme ku po prezantohet raporti tremujor për Kosovën ai ka folur edhe për vazhdimin e dialogut dhe se Serbia sipas tij është që zgjidhja të gjendet përmes kompromisit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 4 =

Previous Post

Familja e motoristit që vdiq në aksidentin e rëndë në Gjilan ia falë gjakun familjes nga Ferizaj<br><br>

Next Post

Veseli kërkon miratimin urgjent të pakos ekonomike për t'i ndihmuar fermerët, ndërmarrësit dhe të gjithë punëtorët e sektorit privat

Advertisement