Në Gjykatën Speciale në Hagë, sot po e vazhdon dëshminë e tij amerikani Jock Covey.

Ai sot nga prokurorja e Speciales është pyetur nëse i njëjti e dinte se Hashim Thaçi e kishte kryesuar delegacionin e shqiptarëve në Rambuje, për çka ka thënë se nuk e din rolin e Thaçit atje por se e din që Thaçi e kishte nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë.

Prokurorja e ka pyetur edhe nëse e din kush ishin themeluesit e UÇK-së dhe rolin e LPK-së për krijimin e UÇK-së, për çka Covey ka thënë “jo”.

Colvey u pyet edhe nëse e dinte se kush i kishte sjellur në Kosovë disa granatahedhës një muaj para sulmeve ndaj disa stacioneve policore serbe në shtator të 1997-tës, për çka ai ka thënë jo.

Në këtë seancë në lidhje me këtë është lexuar një intervistë e Rexhep Selimit e botuar në vitin 2003, ku flet për disa mortaja dore e që Selimi thot se i kishin sjell Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në gusht të 97-tës.

“Kishim 11 të tilla. Tre erdhën në formë të tjera dhe më pas kemi patur 14 për ti përgatitur për 14 veprime në 11 shtator 1997. Deri në atë ditë nuk kemi shfrytëzuar asnjë prej tyre ndonëse kishim nevoje ti përdorim. Me qëllim që serbia të mos merrte masa sepse në atë kohë llogarisnim që kjo ishte një armë e madhe, dhe donim ta zinim Serbinë në befasi siç edhe e zumë duke organizuar një aksion shumë të fuqishëm dhe të sonkronizuar në shtator të 97-tës. Patëm 14 murtaja dhe bëmë 14 aksione, po të kishim 20 do të bënim 20 aksione”, citohej Selimi të Kishte thënë në atë intërvistë, ngjarje për të cilën Colvey ka thënë se nuk i kujtohet.

Ai u pyet edhe për sulmin tek familja Jashari për çka tha se kishte dijeni.

“Kjo ka quar në një fluks të madh njerëzish që kanë shkuar në Kosovë për t’iu bashkuar UÇK-së. Nuk i kam ndjekur nga afër këto zhvillime. Në atë kohë në Këshillin e sigurimit, kam qenë i përqëndruar në zbatimin e marrëveshjes së Deytonit. Pra, përgjigja e shkurtër është po kam pas dijeni por jo në hollësi, hollësitë kanë qenë të pakta”, ka thënë Covey.

Ai është pyetur nëse kishte dijeni për ushtarakët profesionistë që iu janë bashkuar UÇK-së në pranverë të 98-tës, për çka ka thënë jo.

SHPËRNDAJE