Dark Mode Light Mode

CNN: Kjo është forma më e re që ISIS do të përdor për sulme terroriste

Agjencitë e inteligjencës amerikane besojnë se ISIS dhe organizatat e tjera terroriste kanë zhvilluar mënyra të reja për të futur eksploziv në pajisje elektronike.

 

Kjo, sipas testeve të kryera nga FBI, nuk do të kalojë pa u vënë re në gjatë kalimit të skanerëve, raporton CNN.

Advertisement

 

Televizioni amerikan ka thënë se duhet të bëhet shtrëngimi i masave të sigurisë, për të cilat do të prezantohen më 21 mars, gjithashtu do të diskutohet ndalimi i shumë pajisjeve elektronike në pjesën e pasagjerëve në aeroplanët që fluturojnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika për në SHBA.

 

Inteligjenca ka mësuar se terroristët kanë filluar të përdorin pajisje moderne në të cilat më sukses mund të fshehin eksploziv në laptopë dhe pajisje të tjera elektronike.

 

Ky veprim sipas inteligjencës ka ardhur si pasojë e vendimit të administratës së Donald Trumpit, i cili ka ndaluar pajisjet elektronike udhëtarëve që vijnë direkt nga vendet islamike.

 

Është pohuar, se edhe pse ka mangësi, SHBA është shprehur se ka shumë besim në makinat dhe skanerët e venduar në aeroportet e SHBA-së dhe aeroportet evropiane sesa në ato të tetë vendeve të Lindjes së Mesme dh Afrikës.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

six + 20 =

Previous Post

Çfarë ndodh nëse Rusia i shpall luftë Evropës?

Next Post

Jehona e vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Bernë ne mediat zvicerane

Advertisement