Dark Mode Light Mode

Çka tha vërtet Gërvalla për Gjykatën Speciale? – Panduri publikon deklaratat e saj të vitit 2016

Donika Gërvalla, tani ministre në detyrë e Punëve të Jashtme, më 20 prill të vitit 2016, në emisionin Info Box në RTV Dukagjini, kishte deklaruar se posedon dëshmi që lidhin drejtpërdrejt Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin dhe SHIK-un me krimin.

“Unë kam dëshmi madje me shkrim në zarfe të mbyllura, të cilat i janë paraqitur organeve të ndryshme, i kam personalisht në shtëpinë time në Bon”.

”I kam dërgu dikun, jam juriste me profesion, aty ku unë e kam pa të arsyeshme që duhet dërguar” kishte thënë ajo derisa ishte pyetur nga Rama se a janë dërguar në Kosovë apo diku tjetër Gërvalla ishte përgjigjur:diku tjetër.

Advertisement

Rama kishte inistuar se ku i ka dërguar këto dokumente derisa kishte pyetur direkt Gërvallën se mos i kishte dërguar në Gjykatën Speciale ku kjo e fundit kishte pohuar se kishte dërguar aty.

”Po”, kishte thënë Gërvalla duke shtuar se ”disa prej tyre po”.

”Jo nuk kam dërguar, nuk kam mundësi ti dërgoj dokumentet, jo jo, ka disa tema të ndara, Gjykata Speciale është tem shumë e freskët, unë flas për dëshmi të cilat në vazhdimësi gjatë këtyre viteve, Gjykata Speciale është një temë që ka rrjedh gjatë muajëve të fundit, ka institucione ndërkombëtare të cilat në vazhdimsi, institucione të cilat ndër të tjera e financojnë EULEX-in, të cilat janë lajmëruar, janë njoftuar dhe është kërkuar ndihma e tyre në hetimin e vrasjeve që SHIK-u ka bërë ndaj aktivistëve të LDK-së”.

Ajo, gjatë asaj interviste, përballë Ermal Pandurit dhe Fidan Ramës, kishte thënë se ato dëshmi i kishte deponuar diku.

“Janë një sërë argumentesh të cilat Hashim Thaçin, i cili edhe kur ishte në opozitë, por sidomos pasi u bë kryetar i shtetit, dhe atëherë filloi degradimi total i Kosovës, Hashim Thaçi e ktheu këtë vend në një qerdhe të krimit të organizuar dhe të korrupsionit dhe nuk është e habitshme pastaj që gjërat rrodhën dhe erdhën ashtu siç erdhën… kemi Kadri Veselin, shefin e SHIK-ut, gjithkush në botë e di se kush është Kadri. Kadri Veseli është ish-koka e një organizate që ka kryer krime të rënda ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla.

Mirëpo, së voni ajo ka thënë në një paraqitje televizive se intervista e saj ishte prerë dhe shkëputur nga konteksti.

Për këtë, Ermal Panduri, autor i emisionit Debat Plus, ia ka shfaqur intervistën e plotë, duke komentuar hap pas hapi deklarimin e saj të asokohe.

Asokohe, deklarimet e saj ishin pak kohë pas themelimit të Gjykatës Speciale dhe kishin bërë bujë, por bujë po bëjnë edhe tani, pasi që ajo pretendon se videoja është e manipuluar dhe e nxjerrë nga konteksti.

“Dua ta bëj të qartë që në fillim se ajo video që po qarkullon nëpër rrjete sociale asnjëherë, madje as edhe një herë, nuk është prerë nga Televizioni Dukagjini”, ka thënë Panduri.

“Të mos ta lënë këtë çështje në errësirë, por videon e prerë ta lëshojnë deri në fund, është shkëputur”, ka thënë Gërvalla në emisionin Politiko në Kanal 10.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − 4 =

Previous Post

​Eksperti i kibernetikës: Sot ishte “fantazmë”, nesër mund të jetë incident

Next Post

Spahiu: Vjosa Osmani nuk e meriton të rizgjidhet presidente e Kosovës

Advertisement