Dark Mode Light Mode

Cilët janë deputetët e LDK-së që nuk u rizgjodhën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar tashmë listat e kandidatëve që kanë fituar ulëse në Parlamentin e Kosovës. Sipas këtyre rezultateve, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 14 ulëse.

Megjithatë, disa emra të njohur të partisë nuk arritën të rikthehen në Kuvend. Ndër ta është edhe ish-shefi i Grupit Parlamentar në legjislaturën e tetë, Arben Gashi, i cili mbetet jashtë strukturës së re parlamentare.

Po ashtu, deputetë të tjerë që nuk arritën të zgjidhen në zgjedhjet e 28 dhjetorit janë: Krenar Xhaferi, Ekrem Hyseni, Fadil Hadërgjonaj, Alban Zogaj, Serbeze Mucaj Kabashi, Paris Guri dhe Arjeta Abazi.

Advertisement

Kjo tregon se edhe pse LDK ka arritur të sigurojë një numër të konsiderueshëm ulësesh, shumë figura të njohura të partisë nuk do të jenë pjesë e Kuvendit të ardhshëm.

Ulëse në Parlamentin e Kosovës për legjislaturën e dhjetë nga LDK kanë fituar:  Lumir Abdixhiku – 86,683 vota, Hykmete Bajrami – 55,711 vota, Ukë Rugova – 48,289 vota, Avdullah Hoti – 43,413 vota, Doarsa Kica Xhelili – 43,030 vota, Kujtim Shala – 39,986 vota, Anton Quni – 31,032 vota, Armend Zemaj – 28,016 vota, Lutfi Haziri – 26,005 vota, Jehona Lushaku Sadriu – 20,938 vota, Janina Ymeri – 19,950 vota, Besian Mustafa – 18,951 vota,  Adelina Thaqi Meta – 17,728 vota, Ermal Sadiku.

LDK në këto zgjedhje ka shënuar rënie, duke marrë vetëm  13.31% tç votave ose 123 mijë e 706 vota.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seven − one =

Previous Post

Kush janë deputetët e PDK-së nga legjislatura e kaluar që mbetën jashtë Kuvendit në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Next Post

Legjislatura e dhjetë: Këta janë 120 emrat që pritet të jenë deputetë të Kuvendit të Kosovës

Advertisement