Dark Mode Light Mode

CIA rrëzon Vucicin, Vuk Jeremic lider i ri

Amerikanët më 21 maj në Shkup kanë mbajtur një takim sekret ku është hartuar strategjia për rrëzimin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe pushtetit të tij në Beograd.
Në takim morën pjesë ish-kreu i komunës së Zajeçarit Sasha Mirkoviq, pronari i TV Nova nga Maqedonia Sead Koçan dhe Boban Jovanoviq, informator për koordinim me shërbimet perëndimore në Ballkan, ndërsa temë e takimit ishte rrëzimi i pushtetit në Serbi, transmeton Srbija Danas.

Sipas bashkëbiseduesve, CIA po përgatit një buxhet prej 16 milionë dollarësh për tentimin e ri të rrëzimit të shefit të shtetit serb.

“Berns ka caktuar takimin në Shkup për bartjen e pjesës së aksioneve të TV Nova te Sasha Mirkoviq dhe Zoran Bashanoviq, i cili është pronar i TV Nasha në Serbi. Prapaskena e këtyre transaksioneve është intensifikimi i propagandës mediatike dhe përgatitja e terrenit për ndryshimin e pushtetit në Serbi”, ka bërë të ditur një burim i paemëruar, duke mos treguar se kush është personi me emrin Berns që ai përmend.
Po sipas këtij burimi, nga Sofja në Shkup është zhvendosur ekipi special i CIA-s, i cili do të koordinojë operacionin në Serbi.

Advertisement

“Është përgatitur buxheti prej gjithsej 16 milionë eurosh”, zbulon burimi, sipas të cilit amerikanët tashmë kanë vendosur që lideri i ri i opozitës të jetë Vuk Jeremiq, i cili duhet të udhëheqë pushtetin e ndërruar.

“U ra dakord që Jeremiq do të hyjë në skenë deri në fund të vitit dhe atë me të butë – dorëheqjen e presidentit të Serbisë ose me forcë në protesta që përfshijnë skenarin maqedonas,” precizon burimi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 + 11 =

Previous Post

Pas lajmit të djeshem për Milaimin, gruaja e tij pëson abort

Next Post

Kampion Europe në UFC. Haki Tosuni nga Miratoca e Preshevës mosha 16

Advertisement